Loading...

Armë e drogë, i kishte fshehur në dhomën e hotelit në Himarë!

[sgmb id=”1″]

Sekuestrohen 422 kg e 300 gram lëndë narkotike Cannabis Sattiva dhe një armë zjarri automatik !Ndalohet dhe arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre ! Operacioni nga Specialistët e Sektorit të Hetimit të Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me strukturat e Komisariatit Himarë.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë të rasteve të prodhim shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, një tjetër rast është goditur nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, ku pas një hetimi intensiv, më datë 19.08.2017, u finalizua me sukses operacioni i koduar ”HOTEL ROOM”, në fshatin Piqeras,Himarë.

Strukturat e Hetimit të Narkotikëve gjatë kontrollit të ushtruar në një nga dhomat e një hoteli, në administrim të shtetasit Dh.Q., në fshatin Piqeras, kanë konsatuar një sasi lënde narkotike Cannabis Sattiva me peshë 422 kilogram e 300 gram si edhe një armë zjarri automatik me dy krëhër.

Në përfundim të hetimeve policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë si posedues të lëndës narkotike Cannabis Sattiva dhe të armës së zjarrit, shtetasin : Dhimitër Qëndro, 54 vjeç, banues në Piqeras,Himarë.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, sasinë e lëndës narkotike, armën e zjarrit dhe dy krëhërat me fishekë.

Materilalet u referuan në Prokurori në ngarkim të shtetasit të lartëpërmendur për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 283/1 dhe 278/3 të Kodit Penal.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com