Loading...

Gruaja iku nga shtëpia pas sherreve, ai iu lut të kthehej, por në fund e vrau!

[sgmb id=”1″]

E doja gruan ndaj edhe bëhesha shumë xheloz për të. Për këtë shkak unë nisa të konsumoj alkool dhe natën e krimit situata më doli nga kontrolli. Nuk doja ta vrisja, nuk di si ndodhi”.Kështu është shprehur në Polici 55-vjeçari Tajar Kazanxhi, i cili dy net më parë masakroi me sqepar në kokë dhe në trup bashkëshorten e tij, shtetasen Natasha Kazanxhi, 51 vjeçe.

Sipas të dhënave nga Policia e Lushnjës, në momentin e arrestimit, 55-vjeçari kishte thënë se nuk mbante mend se si kishte ndodhur ngjarja, por më pas ai ka pranuar krimin për motive xhelozie.

Burime nga Policia thanë se çifti jetonin së bashku prej rreth dy vitesh. Ata kishin pasur divorce të mëparshme, ku 55-vjeçari nuk kishte fëmijë, ndërsa viktima kishte dy vajza të martuara.

Pas martese, çifti kishte pasur shpesh debate për shkak se Tajar Kazanxhi ishte xheloz ndaj gruas së tij.

Gjendur në një situatë të përhershme të tillë, mes debateve të bashkëshortit të alkoolizuar ku shpesh ai edhe e kanoste, 51-vjeçarja ka vendosur të largohet nga banesa bashkëshortore. Siç mësohet, ajo kishte disa ditë që ishte larguar dhe ishte vendosur në shtëpinë e së bijës në fshatin Plug.

Banesa ishte bosh pasi vajza siç mësohet jetonte me familjen e saj në Greqi. Mbrëmjen e ngjarjes, në banesë i ka shkuar burri ku i ka kërkuar asaj falje dhe i është lutur që ajo të kthehej në shtëpi. Por gruaja ka qenë e vendosur që të mos shkonte.

Ajo i ka kërkuar të largohet dhe ka vazhduar punën në kopshtin e shtëpisë ku po bënte pastrime bari me sqepar. Burri kur ka parë indiferencën e gruas, por edhe vendosmërinë e saj për të mos shkuar, ia ka marrë me forcë nga dora sqeparin dhe e ka goditur disa herë.

I marrë dje në pyetje, ai u shpreh se nuk mbante mend gjë. Por dje ka pranuar se e ka goditur në nerva e sipër, por jo me mendimin për ta vrarë. Ai ka thënë se e donte gruan dhe për këtë bëhej edhe xheloz shpeshherë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com