Loading...

Kritika të ashpra në drejtim të Armando Sadikut.

[sgmb id=”1″]

Humbja e Legia Varshavës në kampionat përballë Termalica, shihet me sy mjaft kritik nga mediet polake.

Natyrisht, gjithçka lidhet me eliminimin në Champions nga Astana, sepse ai ishte prioriteti i klubit kampion të Polonisë.

Armando Sadiku ishte titullar, por vuajti shumë ndaj mbrojtjes së ngjeshur vendase, si dhe mungesën e pasimeve.

Në minutën e 72-të në vend të Sadikut u fut italiani Paskuato, por asnjë ndryshim.

Sakaq, për sulmuesin shqiptar, nota ka qenë negative, sipas portalit www.legionisci.com, që shkruan se sulmuesi shqiptar nuk la gjurmë dhe nuk bëri punën e tij.

Por, edhe në forume, tifozët e kanë “masakruar”, për faj të vlerës së kartonit: 1,5 mln euro. Sipas tyre, por edhe analizës, ai s’po shënon as rastet e lehta.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com