Kryeministri Edi Rama publikoi sot statistikat e shpërndarjes së COVID-19 në botë, ku veçanërisht shqetësuese paraqitet situata në Europë dhe SHBA.
Shqipëria regjistroi sot 13 raste të reja duke e çuar në 89 numrin e të prekurve nga koronavirusi në vend.
Shqetësuese është situata në Itali ku në total regjistrohen 59 138 raste, ndërkohë që vetëm sot janë regjistruar 5560 raste të reja dhe 651 vdekje, që e çojnë në 5475 numrin e pacientëve që humbën jetën nga koronavirusi.
SHBA shënojnë një rritje me 14 550 të rasteve të reja vetëm ditën e sotme që e çon në 38 757 numrin total të rasteve. Vetëm ditën e sotme SHBA regjistrojnë 98 vdekje.
Spanja ka një rritje me 3107 të rasteve të reja vetëm ditën e sotme, që e çon në 28 603 numrin total të të prekurve, ndërkohë që vetëm sot në Spanjë u shënuan 375 viktima.
Kina shënoi sot vetëm 46 raste të reja dhe 6 vdekje./atsh