[sgmb id=”1″]
Ushtria e Venezuelës pretendon se ka zmbrapsur një sulm “terrorist” ndaj një baze ushtarake, i cili ishte organizuar nga një ushtar dezertor, që sipas tyre ishte i lidhur me “qeveritë e huaja”.
Presidenti Nicolas Maduro në televizionin shtetëror ka thënë se dy sulmues u vranë dhe tetë u kapën të gjallë, duke pretenduar se grupi i “mercenarëve”, numri i të cilëve sipas tij ishte prej 20 personave, kishte lidhje me Kolumbinë dhe Shtetet e Bashkuara, raporton AFP.
Megjithatë, incidenti ngriti frikën se kriza politike dhe ekonomike e thelluar e Venezuelës mund të shpërthejë në dhunë më të madhe.