Policia e Tiranës në vijim të Planit të veprimit, vijon kontrollin e territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.
Sot datë 14.04.2017 nga shërbimet e Komisariatit Policisë Nr 1, pas një pune disa ditore, bazuar në informacione të marra në rrugë operative, se në zonën e Shkozës më konkretisht në tunelet e ish Uzinës së Autotraktorëve kultivoheshin bimë narkotike, ka organizuar dhe zhvilluar një kontroll të imtësishëm në këtë zonë.
Nga kontrolli i imtësishëm i zonës ku ishte informacioni u konstatua një ambjent i mbyllur në brendësi të tunelit i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike.
Këto ambiente ishin në pronësi të shtetasit Hazbi Pardhokut.
Theksojmë se këtë aktivitet të kundraligjshëm, ky person dhe të tjerë të përfshirë në të, për të cilët policia po vijon hetimet, e kamuflonte si aktivitetet i prodhimit të plastikës.
Në këtë ambient janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme kubikësh dhe lëndë e dyshuar narkotike e futur në qese (ende e pa peshuar).
Nga shërbimet policore është bërë shoqërimi i disa shtetasve dhe po vijojnë veprimet proceduriale.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po ushtron kontrolle në banesat e shtetasve të dyshuar si dhe po punon për dokumentimin e plotë të saj dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve të kësaj ngjarje.