[sgmb id=”1″]
Fustanet verore kurrë nuk dalin mode sado që nga të gjitha anët na tërheqin vëmendjen me trupin e gjatë dhe me veshje të shkurtra. Përse? Për shkak që janë elegante, të bukura për t’i parë dhe të krijuara për verë. Edhe Ivanka Trump këtë e di fare mirë.
Ekziston numër i madh i damave të njohura të cilat nuk heqin dorë nga stili i sofistikuar i modës. Në këtë grup bën pjesë edhe Ivanka Trump.
Ajo që është e përbashkët për të gjitha femrat e familjes Trump është stili i mirë.
Nga Melania mund të mësoni se si të kthejnë shikimin të gjithë nga ju në ndonjë restorant apo në ndonjë aheng, ndërkaq Ivanka mund të na mësojë se si kombinimin ditor ta çoni deri në perfeksion.
E dini atë flluskë të njohur mode – më pak do të thotë më shumë? Është vërtetë edhe këtë jua prezanton Ivanka
. Zgjedhja e saj e fustaneve verore është shumë e thjeshtë.
Kryesisht janë të pranishme ngjyrat pastele, rrallë herë vendos për dezenë të larmë, fustane të përshtatshme për beli me apo pa supore.
Pjesa tjetër e kombinimit janë detajet – çanta e mirë, këpucë/sandale të mira, qafore apo vathë. Natyrisht, kurrë nuk duhet të jenë të gjitha grumbull, mirëpo të dozuara me masë.
Pra, përmbajuni modeleve të mira klasike, koloriti është në ju dhe kënaquni gjatë verës.