Ambasadorët e BE ranë dakord sot për qëndrimin e Këshillit Europian për dy propozime legjislative, që do të çlirojnë fonde për të trajtuar efektet e shpërthimit të COVID-19, sipas një deklarate për median.
Duke pasur parasysh urgjencën e situatës, të dy propozimet u miratuan pa ndryshime.
E ashtuquajtura Iniciativa e Investimit për Përgjigjen ndaj Koronavirusit do të vërë në dispozicion 37 miliardë euro nga fondet e Kohezionit për vendet anëtare për t’u përballur me pasojat e krizës.
Masat e reja do të mbështesin të ashtuquajturat SME për të lehtësuar mungesat serioze të likuiditetit si rezultat i pandemisë.
Shtetet anëtare gjithashtu do të kenë një fleksibilitet më të madh për të transferuar fonde midis programeve për të ndihmuar ata që preken më shumë.
Ambasadorët e BE gjithashtu miratuan pa ndryshim një propozim legjislativ për të zgjeruar fushën e Fondit të Solidaritetit të BE për të mbuluar emergjencat e shëndetit publik./ atsh