Mberrijne ne Shqiperi 50 refugjatët e pare sirianë. Ata kanë mbërritur gjatë natës në qytetin e Gjirokastrës. Refugjatët që kanë arritur deri tani, kryesisht janë nga Siria ndërsa u përkasin grupmoshave të ndryshme duke qenë se janë shpërngulur nga vendet e tyre familjarisht.
Refugjatet kanë hyrë nga Greqia, shtet ky që po përballet me një fluks tepër të madh refugjatësh që pas hapjes së kufirit nga ana e Turqisë.
Kjo ka bërë që edhe autoritete shqiptare të marrin masa dhe të planifikojnë qendrat e pritjes, duke qenë se janë një portë hyrëse për në vendet e Bashkimit Evropian.
Personat e huaj që kanë mbërritur në Gjirokastër po strehohen në Qendrën e Pritjes në Gerhot, rreth 2 kilometra në veri të Gjirokastrës.
Autoritetet shqiptare jane pergatitur per te pritur rreth 30 mije refugjate pas krizes ne kufirin mes Turqise dhe Greqise.