Loading...

Rama jep lajmin e mirë: Mbyllëm tekstin e Projekt-Vendimit për ndërtimin e 3400 shtëpive të para, fondi 8.7 miliardë lekë

Pak para se ora të shënonte 23.00, Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar mbrëmë se “sapo kemi mbyllur tekstin e shkruar të Projekt-Vendimit të Këshillit të Ministrave për ndërtimin e 3400 shtëpive të para, me një fond limit 8.7 miliardë lekë”.

Kryeministri Rama bën të ditur se ky projekt vendim i hap rrugën nisjes së tenderit ndërkombëtarë që të niset me punën për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti në mënyrë që në fund të 2020 familjarët të futen në shtëpinë e tyre të re.

“Sapo kemi mbyllur tekstin e shkruar të Projekt-Vendimit të Këshillit të Ministrave për ndërtimin e 3400 shtëpive të para, me një fond limit 8,7 miliardë lekë, që pas miratimit nesër do t’u hapë rrugën njësive zbatuese të çelin tenderin ndërkombëtar që do të hapet në fillimjavën e ardhshme. Ne do ta bëjmë natën ditë, që natën e fundit e këtij viti familjet e Thumanës dhe të çdo zone rurale në Krujë, Kurbin, Lezhë, Durrës, Shijak, Kavajë, Vorë, Kamëz e Tiranë, të cilat e humbën shtëpinë e vjetër, ta presin ditën e parë të Vitit të Ri në një shtëpi të re, më të fortë e më të bukur se ajo që kishin”, deklaron Kreu i Ekzekutivit./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com