[sgmb id=”1″]
Ditën e djeshme me anë të një superoperacioni ku morën pjesë policia e tre shteteve, janë kapur dhe sekuestruar 2 ton drogë kanabis sattiva.
Droga u sekuestrua gjatë një operacioni i cili ka zgjatur për rreth 5 orë për ndalimin e gomones dhe është realizuar me pjesëmarjen e tre shteteve Italia, Shqipëri dhe Mali i Zi me mbështetjen ajrore të Frontex.
Dy skafistë shqiptarë janë arrestuar pas ndjekjes në det që ka zgajtur 5 orë. Skafi ishte konstatuar nga rojet bregdetare të Malit të Zi, dhe pas alarmit ndjekja ka vijuar në ujërat bregdetare të Detit Adriatik.
Gjatë ndjekjes trafikantët e kanë hedhur në det ngarkesën, duke e bërë edhe më të vështirë ndjekjen e tyre. por pavarësisht këtij veprimi nuk kanë mundur që të shpëtojë vetë, pasi u ndaluan në det të hapur nga Guardia di Finanza e Termolit dhe Barit të drejtuar nga avioni i Frontex.
Ndjekja e gomones ka zgjatur 5 orë, më pas është bllokuar, ndërsa lënda narkotike e hedhur në det nga skafistët është rikuperuar dhe dorëzuar te autoritetet italiane.