[sgmb id=”1″]
Një e- mail i papritur nga Kuvendi iu ka “ndërprerë” pushimet deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Bëhet fjalë për një kërkesë nga zyra e financës e cila iu kërkon deputetëve që s’do të jenë më në parlament sesionin e ardhshëm, në përfundim të legjislaturës së tetë, të bëjnë dorëzimet.
Ajo u ka bërë një kërkesë të gjithë deputetëve që të dorëzojnë laptopët që kanë marrë në përdorim në fillim të mandatit të tyre në vitin 2013.Shqiptarja.com ka siguruar kërkesën zyrtare të zyrës së financave dërguar në adresën e e-mailit të deputetëve.
“Të nderuar deputetë,
Na lejoni që të sjellim në vëmendjen tuaj se gjatë legjislaturës së VIII-të, ju jeni pajisur me laptop nga Kuvendi i SHqipërisë, për të cilin keni firmosur kartelën përkatëse të marrjes në dorëzim pranë shërbimit të Financës së Kuvendit. Për sa më sipër, lutemi në mirëkuptimin tuaj, për dorëzimin e tyre pranë shërbimit të financës, duke qenë se përfunduan punimet e legjislaturës së 8-të” -thuhet në email-in e Kuvendit për deputetët.