[sgmb id=”1″]
ORIKU, NJË LAJM I MIRË PËR TË GJITHË !
Për të gjithë ata që duan të vizitojnë Parkun Arkeologjik të “ORIKUT”, nga sot një lajm i mirë.
Shqetësimet dhe andrallat për deri në pamundësi aksesimi për vizitorët duken se do ti mbeten të kaluarës.
Ankesat dhe problematikat e ngritura herë pas here në raport me vështirësitë për aksesimin e këtij Siti Arkeologjik, pas shumë përpjekjesh e më në fund, duket se
kanë marrë rrugën e zgjidhjes.
Ndjesia e Kryeministrit në vlerësim të problematikave të ngritura përmes dëgjesave publike duket se kanë çuar në rezultatin e pritshëm.
Tani strukturat përkatëse në MM, posaçërisht për vizitorët e Orikut, kanë përcaktuar një regjim të ri hyrjeje, zbatimi i të cilit e lehtëson ndjeshëm aksesimin e Parkut për vizitorët vendas dhe të huaj.
Kërkesat e reja, për cilin do grup vizitorësh vendas apo të huaj të organizuar, kërkojnë që në Postbllok të depozitohet Lista emrore e vizitorëve e shoqëruar, detyrimisht, me Kartën e Identitetit të përgjegjësit apo Guidës së grupit.
E njëjta gjë edhe për grupet e vogla apo individë të interesuar të cilët lëvizin me automjete personale.
Nga sot hyrja për të vizituar PA të Orikut me një regjim të ri hyrje në Postëbllokun e Pashalimanit.
I kontrolluar, por krejt i lehtë, madje shumë i lehtë për tu realizuar.
Vizitorë!
Mirse të vini nga do që të jeni!
Drkk Vlore ju mirëpret !