Loading...

E braktis e dashur,ai djeg 4 makina dhe nje motorr.

Një shqiptar dyshohet se është autori i gjegjes së 4 makinave dhe një motori në parkingun në sheshin “Pio X” në Mogliano të Italisë natën mes së mërkurës dhe të enjtes.

Alarmi u dha në dy të mëngjesit dhe për shuarjen e flakëve u desh ndërhyrja e ekipeve të ndryshme të zjarrfikësve, nga Mestre dhe Treviso. Ata arritën që ti shuanin flakët vetëm në orën 5, ndërsa karabinierët e Mogliano kanë nisur helmet për kapjen e autorit, që përqendrohen te krimi për motive pasioni.

Autori i dyshuar është një shqiptar me precedentë të mëparshëm, i cili duke mos qenë në gjendje të pranojë fundin e lidhjes me ishin e tij, ka djegur skuterin e nënës së vajzës (që e njihte mirë), për të kërcënuar ish të dashurën dhe bashkëshortin e saj, të martuar prej disa muajsh.

Ndërkohë, djegia e makinave të tjera ka ardhur si pasojë e një gabimi të shqiptarit dhe afërsisë së mjeteve. Ai i ka vënë flakën dhe një “Pasati” me targa rumune, duke menduar se ishte e çiftit. Por, në fakt nuk rezultoi kështu. Më pas, morën flakë edhe automjetet e tjera.

“Motori ishte i nënës sime. Unë dhe bashkëshorti erdhëm në Mogliano për Pashkë. Nuk kemi dyshime se kush është autori, dhe këtë ia kemi thënë dhe karabinierëve. Ai na përndjek prej kohësh”, citohet 25-vjeçarja rumune Bianca Cobzaru nga “Corriere della Sera”.

“Ai” është një i ri shqiptar me të cilën Bianca ndenji e fejuar gjatë, para se ta linte një vit më parë për shkak të problemeve të shqiptarit me drejtësinë, lidhur me shpërndarjen e drogës. Që prej atëherë, për të renë nisi makthi.

“Fillimisht fyerje, më pas kërcënime me vdekje në celular, Facebook dhe fizikisht. Jam zhvendosur në Adria për ti qëndruar larg, por edhe atje na ndoqi, madje kam pakë kohë që e kam denoncuar”, tregon ajo.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com