Autoritetet shëndetësore kineze raportuan 9 692 raste të konfirmuara të koronavirusit si edhe 213 viktima, ndërkohë që Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur gjendjen e krijuar si emergjencë ndërkombëtare shëndetësore.
Bizneset dhe shkollat në të gjithë Kinën mbeten të mbyllura, pasi festa e Vitit të Ri Hënor është zgjatur për të parandaluar që një numër i madh i njerëzve të mblidhen së bashku dhe të përhapin virusin më tej.
Fabrikat kanë ndalur prodhimin e tyre, përfshirë prodhuesit e automjeteve BMW, Volvo dhe Volkswagen.
Britania e Madhe, Gjermania, Singapori, Indonezia dhe Zelanda e Re kanë deklaruar se së shpejti do të ndjekin shembullin e vendeve të tjera si Japonia, Australia dhe SHBA për të tërhequr qytetarët e tyre nga Kina.
Koronavirusi shpërtheu në një treg ushqimesh deti në Wuhan në dhjetor, që shiste edhe kafshë ekzotike për konsum./atsh
Loading...