[sgmb id=”1″]
Rrethrrotullimi i Zogut të Zi, i cili u ndërtua që në vitin 2006, do të transformohet.Bashkia e Tiranës njofton se ka nisur punën për rikonceptimin e kësaj hapësire, duke përmirësuar jo vetëm funksionalitetin e tij në drejtim të lehtësimit të qarkullimit për automjetet, por duke e bërë atë të frekuentueshëm edhe për qytetarët e shumtë. Ndërsa për vendosjen e instilacionit në qendër të rrethrrotullimit, Bashkia po merr propozime nga skulptorët.
“Rrethrrotullimi do të jetë shumë shpejt edhe një nyje gjelbërimi e cila jo vetëm do të ketë një impakt pozitiv në aspektit estetik të gjithë zonës, por në të njëjtën kohë duke krijuar dhe një minipark ku qytetarët do të kenë akses” – thonë burime nga Bashkia.
Projekti parashikon shtimin e gjelbërimit, ndërtimin e rrugicave, vendosjen e stolave ku qytetarët mund të pushojnë. Shatërvani aktual jofunksional do t’i nënshtrohet rikonstruksionit duke krijuar një tjetër oaz në kryeqytet.