Loading...

Tragjike, gjendet i mbytur në plazhin e Qeparoit 79 vjeçari nga Tirana.

[sgmb id=”1″]

Një ngjarje tragjike raportohet të ketë ndodhur ditën e sotme në plazhin e Qeparot në Himare, ku një 79 vjeçar ka humbur jetën në det.

Sipas burimeve nga Policia e Shtetit, 79 vjeçari me inicialet I.R, ka hyrë në det dhe më pas ka kërkuar ndihmë, por nuk ka rezistuar dot dhe ka humbur jetën. Mësohet se viktima kurohej rregullisht nga sëmundja e tensionit.

Njoftim i policisë për shtyp

Himarë

Më datë 03.08.2017, në Sallën e informacionit të Komisariatit Himarë ka ardhur një telefonatë se në Plazhin e Qeparoit, Himarë, rreth orës 19:00, një shtetas ka qënë duke u larë në det dhe në një moment ka kërkuar ndihmë.

Pushues të rastit kanë hyrë ta ndihmojnë dhe e kanë gjetur në gjendje të rënduar.

Kanë njoftuar stafin mjekësor të Spitalit të Himarës, të cilët kanë shkuar menjëherë për ti dhënë ndihmën e parë mjekësore.

Pasi i është dhënë ndihma e parë është transportuar për një ndihmë më të specializuar në Spitalin e Sarandës, ku gjatë rrugës ka ndëruar jetë.

Nga verifikimi paraprak rezulton të jetë shtetasi I.R., 79 vjeç banues në Tiranë, dhe pushues në Qeparo, Himarë.

Shtetasi I.R., merrte mjekim për tensionin, pasi në banesën e tij i’u gjetën nga policia disa medikamente tensioni.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com