Sipas mediave Gjermane një sasi prej 53 kg drogë është sekuestruar së fundmi në Gjermani dhe një shqiptar është arrestuar.
Në një banesë në qytetin verior gjerman Hamburg-Hinschenfelde, konkretisht në rrugën Lomerstraße, autoritetet e policisë gjermane kanë arrestuar një 40-vjeçar shqiptar për trafikim të lëndëve narkotike, shkruan “Focus”.
Qiradhënësi kishte lajmëruar zjarrfikësen, për shkak se nga çatia e shtëpisë pikonte ujë. Arsyeja ishte një defekt me lavatriçen. Por, gjatë kontrollit të imtësishëm në shtëpi, u gjetën 37 pako me marihuanë me peshë 52 kilogram marihuanë dhe një kg amfetamin.
Shtëpinë e kishte marrë me qira 40-vjeçari shqiptar, ndërsa nën hetim në gjendje të lirë janë edhe dy persona që jetonin me të, një 49-vjeçar tunizian dhe një 44-vjeçar algjerian.
Gjykata ka vendosur masën e arrestit me burg vetëm për shqiptarin, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat gjermane.