[sgmb id=”1″]
Por për të përgatitur këto patetina, ka dy mënyra: të skuqura dhe të pjekura.
Të skuqura: E gjithë vështirësia dhe truku i të bërit të këtyre patetinave qëndron tek prerja hollë e patateve. Prerja e tyre mund të bëhet me anë të një mandoline ose të një rende.
Vendosini fetat e patateve në ujë, në mënyrë që të hiqet niseshteja, një hap i rëndësishëm ky për shmangjen e prekjes së këtyre patateve me njëra- tjetrën. Më pas nxirrini nga uji dhe shtrojini në një leckë të thatë dhe të pastër.
Ndërkohë vendosni një tigan në zjarr, duke i hedhur vajin.
Skuqini patatet dhe vendosini ato në një letër thithëse. Më pas mund t’i vendosni ato në një qese, duke iu hedhur pak kripë për shije, ose nëse iu pëlqejnë shije të tjera, mund t’i hidhni erza të ndryshme, të tilla si spec i kuq apo kerri. Rezultati do të jetë i shkëlqyer.
Në furrë: Ndiqni të njëjtat udhëzime si më sipër, por pasi patatet janë tharë, i vendosni në një zgarë ose në një tavë ku më parë të keni shtruar një letër pergamene, dhe i rendisni të gjitha fetat e patateve dhe i fusni në furrë në temperaturën 150 gradë, por furra duhet të jetë me ventilimin. Varianti i kësaj recete është se këto patate mund të mos jenë me yndyrë, por nëse doni, mund t’i lyeni ato me vaj dhe t’u hidhni sipër erëza të ndryshme.