[sgmb id=”1″]
Masakruan me thikë të riun pas debateve për karikuesin e një celulari, Prokuroria e Tiranës kërkon nga gjykata të caktojë si masë sigurie atë të arrestit me burg për katër të rinjtë nga Tirana.
Report Tv ka mësuar se në Gjykatën e Tiranës është depozituar kërkesa për arrest me burg ndaj Dejvi Bitraj, Kridens Alla, Marsel Alla dhe Eugen Bitraj i dyshuari si autori i vrasjes.
Sipas hetimeve, vrasja e Marvi Mihalit është kryer me 8 goditje thike në pjesë të ndryshme të trupit ndërsa menjëherë pas vrasjes 4 të dyshuarit kanë bashkëpunuar për të fshehur gjurmët.
Në lumin e Lanës, ata hodhën thikën e cila ende s’është gjetur, por policia ka mundur që me pamje filmike të fiksojë lëvizjet e tyre në zonë si dhe disa mesazhe kërcënuese të shkëmbyera mes të rinjve 1 javë para se të vrisnin 22 vjeçarin Mihali.
Në deklarimet e tyre fillimisht të arrestuarit kanë mohuar krimin por të vënë përballë provave të policisë ata kanë pranuar duke sqaruar se ishin nisur për të mbyllur sherrin dhe jo vrarë Marvi Mihalin i cili sot është përcjellë për në banesën e fundit.