[sgmb id=”1″]
Adelajda Matuka, ka lindur në Vlorë, dhe sapo është diplomuar pranë Universitetit të Vlorës ‘Ismail Qemali’ në degën Master i Shkencave në Financë. Ka mbaruar studimet Bachelor në Kontabilitet dhe ka kryer një vit studime master në Universitetin e Varshavës në Poloni.
Aktualisht, po ndjek studime master të dyta e zgjedhur si përfituese e një burse në degën Master i Shkencave në Psikologji Biznesi në një ndër universitetet më të mira angleze dhe po synon të vazhdojë doktoraturën në Financë ose Mardhënie Ndërkombëtare.
I pëlqen që të marrë pjesë në trajnime apo konferenca të ndryshme brenda Shqipërisë dhe jashtë vendit.
E zgjedhur nga shkolla më prestigjoze në Indi për një shkëmbim kulturor ndër 10 studentët më të mirë në Europë dhe e ftuar nga zyra e EU për të prezantuar historinë e saj të suksesit. E dashuruar me konferencat Model United Nations ku ka marrë pjesë si drejtuese në shtete të ndryshme dhe e qartë dhe e saktë për ate c’ka do të arrijë në jetë. ‘E njoh mirë punën në organizata dhe më pëlqen shumë ideja e Balkan Youth Council’.
Mendoj se ka ardhur koha që të rinjtë shqiptarë të kenë të njëjtat mundësi ashtu si të rinjtë europianë dhe shpresoj se do të jem njeriu i duhur për të kontribuar dhe përçuar zërin e të rinjve.’