Loading...

Aksident i rëndë në Shkodër, tri të plagosur, dy në gjendje koma.

[sgmb id=”1″]

Një aksident i rëndë i ndodhur në vendin e quajtur “Ferma Aliaj” në rrugën Koplik – Bajzë në rrethin e Malësisë së Madhe la të plagosur 3 shtetas, dy prej të cileve në gjendje kritike për jetën.

Përplasja e mjetit tip Crysler me targë AA 226 HO me mjetin tip Land Rover me targë AA 381 AR ka qënë tejet e fuqishme duke ju shkaktuar lendime të rënda drejtuesve dhe pasagjerit. Për pasojë 32 vjeçari Kreshnik Tilaj nga Selca e Malësisë së Madhe qe drejtonte mjetin Crysler, humbi krahun në këtë aksident dhe ndodhet në gjendje kome në spitalin rajonal të Shkodres.

Gjithashtu në gjendje kritike për jetën është edhe drejtuesi i Land Rover,39 vjeçari me me inicialet K.V dhe pasagjeri 29 vjeçar F.L të dy nga Vermoshi. Grupi hetimor i cili mbërriti në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti të rëndë, ku nga kçyrja e vendit dhe të dhënat e para, mësohet se shkak përveç shpejtësisë në lëvizje ka qënë edhe mos respektimi i rregullave të qarkullimit. Sipas eksperteve të rrugores goditja ka qënë tejet e fortë dhe demtimet më të shumta të dy mjetet i kanë patur në krahun e shoferit, ku për pasojë Crysleri është dëmtuar edhe më shumë, duke e bërë të vështire nxjerrjen e drejtuesit 32 vjeçar.

Segmenti rrugor Shkoder – Han i Hotit mbetet një nga problematiket për shkak të mosrespektimit të rregullave të qarkullimit, por edhe mungesës së ndriçimit gjatë natës, ndonëse ai kalon në zonat e banuara. Por për rastin në fjalë, policia thotë se nuk kemi të bëjme me pamje të kufizuar të asnjerit prej mjeteve.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com