Loading...

Sherr pranë stadiumit “Dinamo”, vritet me thikë 22-vjeçari.

[sgmb id=”1″]

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në kryeqytet ku një i ri është vrarë me thikë.

Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit pranë stadiumit “Dinamo”, ku i riu është qëlluar disa herë me thikë pas një sherri, motivet e të cilit nuk dihen ende.

Më pas ai është dërguar në Spitalin e Traumës por për shkak të plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë. Policia e ka identifikuar si shtetasi me iniciale N.M., 22 vjeç. Mësohet se policia ka shoqëruar disa persona dhe ka shpallur në kërkim disa të tjerë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com