[sgmb id=”1″]
Vala e fundit e të nxehtit afrikan që ka goditur vendin pritet të sjellë temperatura të larta gjatë javës së ardhshme.
Sipas sinoptikanëve, në qytetet kryesore të vendit, si Tiranë, Elbasan, Durrës, Berat, Gjirokastër, priten temperatura që do ti kalojnë 40 gradë C në hije. Në Tiranë, gjatë fundjavës parashikohet që maksimalja të shkojë 42 gradë C.
Në zonat e tjera, termometri pritet të shënojë shifra shumë pranë 40 gradë C.
Përjashtim bën Korça, ku moti parashikohet të jetë më pak i nxehtë, me temperatura disa gradë më të ulëta.