BMW-ja bëhet përshesh në Dhërmi, përfundojnë në spital tre të rinj
Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotshëm në zonën e Dhërmiut. Një automjet ka dalë nga rruga dhe tre të rinj kanë ngelur të plagosur.
Zëdhënësja e policisë së Vlorës bëri me dije se të rinjtë, të tre meshkuj, ndodhen aktualisht në spitalin e qytetit, jashtë rrezikut për jetën.
Automjeti është me targa të huaja dhe të rinjtë ishin nisur nga Tirana për në Dhërmi. Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar këtë aksident, por dyshohet që shpejtësia e madhe të një ndër faktorët kryesorë.