[sgmb id=”1″]
Edhe pse pishinat mund të jenë mjaft argëtuese, duhet të keni parasysh edhe rreziqet të cilat mund t’ju kanosin.
Shumica e atyre që këtë verë nuk do të kenë mundësinë që të shkojnë në bregdet, freskimin do ta kërkojnë në pishina.
Klori i përdorur për dezinfektimin e pishinave reagon me shumë substanca kimike sekrete nga trupi njerëzor, në mënyrë të veçantë me acidin urik, i cili gjendet te urina dhe aktivizon kështu substancat e rrezikshme.
Duhet bërë kujdes në pishinat ku ka shumë fëmijë pasi fëmijët janë më të predispozuar për të urinuar në ujë. Duke ulur sasinë e amoniakut ne ulim edhe sasinë e kloraminave.
Një studim kinez i zhvilluar nga China Agricultural University me Purdue University ka nxjerrë në pah se të bësh urinën në pishinë mund të shkaktojë probleme të rënda shëndetësore. Elementët që përmban urina të përzierë me klorin që gjendet në ujë, mund të gjenerojnë substanca kimike të cilat shkaktojnë vështirësi në frymëmarrje.
Ndaj studiuesit rekomandojnë që të shmanget në maksimum urinimi në ujërat e pishinës, pasi pasojat janë të drejtpërdrejta në trup.