[sgmb id=”1″]
Arrestohet e ekstradohet nga Brukseli shqiptari i kerkuar per vrasjen e nje gruaje ne vitim 1997 ne Berat.Policia ka bere me dije se “nga Specialistët e Interpol Tirana, ditën e sotme është bërë ekstradimi nga Brukseli/Belgjikë drejt vendit tonë, i Levent BREGU , 40 vjeç, lindur në Berat”.
Sipas saj, Levent Bregu ishte shpallur në kërkim, pasi, me vendim nr.644, datë 15.10.2014, Gjykata e Rrethit Berat, e ka dënuar me 17 vjet, 7 muaj dhe 18 dite burgim për veprën penale, “Vrasje me dashje e kryer ne bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”.
Më datë 27.03.1997 në fshatin Veterrik-Berat, Levent Bregu së bashku me xhaxhain e tij, kanë vrarë me armë zjarri gruan me iniciale M. H., si dhe kanë tentuar të vrasin D. H.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Bruksel/Belgjike, u bë i mundur arrestimi i tij në Belgjikë, duke e finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.