[sgmb id=”1″]
Në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në Neës24 ka ardhur dhe dëshmia e Peri Nacaj, burrit emigrant nga Kamica e Koplikut, bashkëshortja e të cilit ka kryer marrëdhënie dhe veprime të turpshme në sy të fëmijëve të saj të mitur me të dashurin.
Në një lidhje telefonike live në emision, babai i dy fëmijëve të mitur kërkon drejtësi, që fëmijët të kthehen në shtëpinë e gjyshërve dhe nëna e tyre të shkojë në burg.
Ai rrëfen se nuk ka folur pas vërtetimit të dyshimeve me pamje filmike me gruan, fëmijët apo prindërit e saj. Burri thotë se ideja e filmimit ka qenë e tija. “Skam folur me asnjë, as me nënën e fëmijëve të mi, as prindërit e saj dhe as fëmijëve. Por nuk e hapin telefonin. Kërkoj që t’i hiqen fëmijët. Ajo të shkojë atje ku e ka vendin. Nuk e meriton t’i mbajë fëmijët”, deklaroi burri që ndodhet në SHBA.
Si i keni pasur marrëdhëniet para se të largoheshit 4 vjet më parë në SHBA?
Para se të ikja në SHBA kam pasur marrëdhënie të mira, normale, të qeta. Komunikonim normalisht. Nuk kishim probleme.
A keni dyshuar para se të largoheshit për tradhti?
Jo, s’kam pas dyshime. Më pas më kanë lindur dyshimet pasi ika sepse sa herë i bija telefonit e gjeja të zënë. Thoshte ‘jo po flisja me vëllain’, ‘me këtë’ e ‘me atë’.
Çfarë kërkoni nga Gjykata?
Vetëm drejtësi. Kërkoj dënimin e saj, të shkojë në burg dhe fëmijët të kthehen në shtëpi.
E kujt ishte ideja për vendosjen e kamerave?
Ideja ishte e imja. /BW/