[sgmb id=”1″]
Policia e Durrësit ka goditur sot një bandë që fuste lëndë narkotike në ambientet e I.E.V.P. Durrës. Specialistët për Narkotikët finalizuan me sukses operacionin e kodur “Psikologu”, ku u sekuestrua Heroinë, Kokainë, Cannabis Sativa, peshore elektronike, vlera monetare dhe telefona celularë.
• Arjan Belishova 49 vjeç, banues në Durrës, Psikolog në I.E.V.P.Durrës
•Astrit Hushi 50 vjeç, banues në Durrës
• Saimir Zotkaj 32 vjeç, banues në Durrës, i burgosur në I.E.V.P. Durrës për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Janë ndaluar me iniciativë shtetasit:
• Serxhio Shtjalshi 24 vjeç, banues në Durrës, shitës në I.E.V.P.Durrës;
•Sodiol Duma 38 vjeç, banues në Durrës.
Shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin fusnin lëndë narkotike në ambientet e I.E.V.P.Durrës.
Mekanizmi i ngjarjes:
Shtetasi Astrit Hushi (i dyshuar në rolin e ndërmjetësit) siguronte lëndën narkotike tek shtetasi Sodiol Duma (i dyshuar në rolin e furnizuesit) dhe i’a jepte shtetasit Arjan Belishova (i dyshuar në rolin e korrierit), me detyrë psikolog në I.E.V.P. Durrës , i cili e fuste në ambientet e I.E.V.P.
Shtetasi Arjan Belishova i’a dorëzonte lëndën narkotike shtetasit Saimir Zotkaj, i cili është i burgosur nëI.E.V.P. Durrës. Saimir Zotkaj (i dyshuar në rolin e shpërndarësit) e shpërndante lëndën narkotike në ambientet e I.E.V.P.
Shtetasi Serxhio Shtjalshi, punonjës në lokalin e I.E.V.P., merrte lekët nga shtetasi Saimir Zotkaj dhe i’a jepte shtetasit Astrit Hushi, lekë me të cilat ky i fundit blinte lëndën narkotike dhe paguante psikologun.
Më datë 27.07.2017, shtetasi Astrit Hushi është kapur në flagrancë duke i dhënë lëndën narkotike shtetasit Arjan Belishova, të ndarë në doza, si edhe një sasi lekësh për punën që do kryente A. Belishova, duke e futur lëndën narkotike në ambientet e I.E.V.P.
Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
• 42.5 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojt Heroinë;
• 13 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë;
• 36 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa;
• 2 peshore elektronike;
• 3 250 € dhe 27 500 lekë të reja;
• 5 telefona celularë.
Nga veprimet hetimore të kryera janë zbardhur dhe dokumentuar 6 ngjarje, ku shtetasit e mësipërm dyshohet se janë të implikuar, konkretisht si më poshtë vijojnë:
1. Më datë 05.02.2017, në ambientet e I.E.V.P. Durrës janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 68 gr. lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.
2. Më datë 19.02.2017, në ambientet e I.E.V.P., Durrës janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 34 gr. lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.
3. Më datë 28.02.2017, në ambientet e I.E.V.P. Durrës janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 110.5 gr. lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.
4. Më datë 18.03.2017, në ambientet e I.E.V.P. Durrës janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 35.5 gr. lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.
5. Më datë 17.05.2017, në ambientet e I.E.V.P., Durrës janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 34.5 gr. lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.
6. Më datë 05.07.2017, në ambientet e I.E.V.P. Durrës janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1.5 gr. lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.
Hetimet vijojnë për shtetas të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e vuajtjes së dënimit” dhe “Moskallëzimi i krimit” në bashkëpunim parashikuar në nenet 283/2, 324/a/2 dhe 300 të Kodit penal.