Loading...

Bashkia e Tiranës ka një lajm të mirë për vajzën 7-vjeçare me nënën e sëmurë.

[sgmb id=”1″]

Mikaela, një vajzë 7-vjeçare, vendosi dy ditë më parë që t’i shkruajë një letër kryeministrit Edi Rama, ku tregonte vështirësitë ekonomike që ajo dhe nëna e saj e sëmurë po kalonin, si dhe nevojën për të pasur një shtëpi të tyren që të mos enden rrugëve të Tiranës.

  Por, sot Mikaela ka marrë një lajm të mrekullueshëm nga Bashkia e Tiranës, e cila përmes Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Përfshirjes Sociale ka përgatitur dokumentet për përfitimin e bonusit të qerasë në masën 100%, si dhe i ka siguruar pagesën e 3 muajve (korrik-gusht-shtator) nga një organizate partnere. Po ashtu, nënës së Mikaelës do t’i ofrohet mundësia e punësimit sapo ajo të bëhet mirë.

 Gjithashtu, Bashkia e Tiranës ka bërë rivlerësimin e detajuar të nevojave të familjes Memushi, vlerësimin e kushteve fizike të shtëpisë dhe listimin e nevojave për mobilimin e saj, si dhe ka mundësuar sigurimin e medikamenteve falas për znj. Burbuqe, e cila është e sëmurë dhe e operuar.

 Në ditët në vijim, Drejtoria e Mbrojtjes dhe Përfshirjes Sociale që po trajton rastin, do të plotësojë nevojat e familjes me pako ushqimore për 3 muaj, pajisjen me dyshekë, çarçafë, batanije, jastëkë.

 Për t‘i dhënë një zgjidhje përfundimtare edhe problemit 5-vjeçar të strehimit të kësaj familje e cila jetonte me qira, do të mundësohet plotësimi i dokumentacionit të munguar për aplikim tek programet sociale që ka Bashkia e Tiranës, si dhe do të shihet mundësia për mbulimin e pagesave, debitorë kundrejt OSHEE, në vlerën 11960 lek të reja dhe debia në UKT në vlerën 4200 lek të reja.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com