[sgmb id=”1″]
Pas largimit nga stoli i kuqezi, ish-trajneri i kombëtares shqiptare, De Biasi, po kalon pushimet pranë familjes së tij edhe pse me mendje ka filluar të mendojë për destinacionin e tij të ri.
Pas eksperiencave në nivel klubesh në Itali dhe Spanjë, si dhe përfaqësuese në Shqipëri, tekniku italian i ka hedhur sytë drejt kontinentit aziatik dhe mesa duket atje do përfundojë pasi e pohon me gojën e tij gjatë një interviste për “Vipsport.al”
“Ende nuk e kam të kristalizuar se kë do të zgjedh Kinën apo Japoninë, pasi kam disa kontakte, por personalisht do të preferoja Japoninë, edhe pse si vend më duket tepër strikt e ftohtë në mënyrën e jetës në përgjithësi”, – tha italo-shqiptari.
Mesa duket, De Biazi e ka ndarë mendjen edhe pse zyrtarisht nuk ka firmosur me ndonjë skuadër. Një aventurë e re, sa interesante, aq edhe e vështirë, por ai ka treguar se i pëlqejnë sfidat dhe di si t’ja dalë mbanë.