Loading...

Shfaqen për herë të parë në gjykatë pamjet, si u rrëmbye Gaz Çollaku në parking.

[sgmb id=”1″]

Gjykata e Krimeve te Renda ka shfaqur sot ne seance gjyqesore per here te pare pamjet filmike te rrembimit te Gazmend Çollakut ne parkingun e “Portside” ne Durres ne 6 janar te vitit 2016.

Gazetari i “Panorama”, Armand Bajrami, raporton se pamjet e filmimeve jane te paqarta, pasi ka distance te larget nga objektivi.

Ajo thote se ne filmimin e shfaqur sot ne gjykate, mund te shquhet Çollaku qe parkon mjetin e tij. Por me pas atij i afrohet nje mjet tjeter nga i cili zbresin disa persona qe e fusin me force ne makine. Keta te fundit arrihet te shquhen vetem si hije. Dhe mbi te gjitha, nuk dukej nese ishin me uniforma policie apo jo, sikurse eshte thene me heret.

RREMBIMI

Gazmend Çollaku, 36 vjeç nga Shijaku, banues në Durrës, u rrëmbye në afërsi të një lokali në qytetin bregdetar ndërsa u gjet i lidhur këmbë e duar, i qëlluar me armë zjarri pistoletë.

Hetuesit kanë analizuar pamje të disa kamerave filmike në disa vende ku mendohet se mund të ketë lëvizur mjeti që dyshohet se u përdor në rrëmbimin e tij.

Sipas hetuesve, itinerari i ndjekur nga autorët e mundshëm të krimit besohet se ka qenë ai nga Durrësi, nëpërmjet autostradës, ndërsa janë kthyer në nënkalimin e Vorës për të marrë më pas në drejtim të fshatit Budull, e për të përfunduar në Murqin të ish- komunës Mazhe.

Dyshimi i policisë se krimi është kryer nga një grup i organizuar kriminal është bazuar në faktin se nga hetimet e kryera është konstatuar se veprimet e autorëve kanë qenë thuajse perfekte, që nga rrëmbimi në Durrës me veshje të ngjashme me ato të policisë, e deri tek dërgimi i tij dhe vrasja në fshatin Murqin të Mazhes në Krujë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com