Loading...

Moti për nesër: Ja zonat ku do të ketë reshje shiu.

[sgmb id=”1″]

Gjatë ditës së nesërme, parashikohet të ketë reshje lokale shiu.

Sipas Meteoalb: Paraditja dominohet nga kthjellime e vranësira, më të dukshme në zonat malore ku priten shira të karakterit lokal.

Pasditja, përmirëson ndjeshëm kushtet e motit duke bërë që Jugu të dominohet nga kthjellimet, ndërsa kthjellime e vranësira kalimtare, do të ketë në zonat qendrore.

Zonat Veriore – Verilindore mbeten me vranësira dhe shira të dobët deri në mbrëmje.

Temperaturat e ajrit nuk pritet të ndryshojnë nesër duke ruajtur në rang territori, minimumin prej 14°C në zonat verilindore dhe maksimumin prej 33°C, në jugperëndim të vendit.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor dhe për pasojë, në brigjet detare do gjenerohet dallgëzim 2 – 3 ballë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com