Loading...

Vrau të atin dhe plagosi nënën, flasin motrat të shokuara:’Ato debatonin ndonjëherë, por…’

[sgmb id=”1″]

Policia ka marrë në pyetje familjarët e 21-vjeçarit që vrau babain në Bathore, tri ditë më parë, dhe plagosi nënën e tij. Dëshmitarët e parë të pyetur kanë qenë dy vajzat e viktimës, njëherësh motrat e autorit të ngjarjes tragjike, shkruan “Panorama”.

Pas arrestimit të autorit të krimit në familje në Tiranë dhe në pamundësi për të zbardhur motivin e saktë të ngjarjes, për shkak të gjendjes psikologjike të të dyshuarit, të afërmit kanë deklaruar se nuk e prisnin atë që ka ndodhur.

Tentativa për të marrë dëshminë e të plagosurës, Nurie Metallari, ka dështuar për hetuesit, pasi ajo vijon të jetë në gjendje të rëndë në reanimacionin e Spitalit të Traumës.

Për këtë arsye, u janë marrë deklarime dy vajzave të saj e të viktimës, të cilat pavarësisht se ndodheshin në shtëpi në momentin e ngjarjes, nuk kanë arritur të shohin se çafrë ka ndodhur.

Burime nga grupi hetimor thanë se motrat e autorit të krimit në Bathore, Nerjada dhe Ava Metallari, kanë deklaruar se babai e vëllai i tyre nuk kishin pasur probleme më parë. Sipas tyre, ata kishin debatuar ndonjëherë, por debatet mes tyre ishin si në çdo familje tjetër.

Askush nuk e mendonte se mes tyre do të ndodhte ndonjë konflikt i tillë, që mund të arrinte deri në përdorimin e armëve dhe, aq më tepër, vrasjes. Dy vajzat kanë qenë në gjendje shumë të rënduar psikologjike gjatë dëshmisë dhe nuk kanë arritur të japin më shumë detaje që të ndihmojnë në zbardhjen e motivit të krimit.

“Ne ishim në shtëpi kur ndodhi ngjarja, por nuk pamë asgjë. Nuk e dimë se për çfarë arsyesh kanë debatuar. Vetëm kur dëgjuam krismat, dolëm me nxitim për të parë çfarë kishte ndodhur, por ishte shumë vonë, gjithçka kishte mbaruar”, kanë deklaruar dy motrat e autorit të krimit në familje.

HETIMI

Nëse vrasja e efektivit të Policisë, Miftar Metallari, ka ndodhur nga një debat i momentit me të birin, apo për shkak të ndonjë konflikti të vazhdueshëm mes të dyve, kjo ende ka mbetur pa u sqaruar për oficerët e grupit hetimor.

Nga deklarimet e deritanishme, nisur edhe nga versioni që ka dhënë i arrestuari Mirald Metallari, gjithçka ka ndodhur pas një sherri për ndërtimin e një muri në oborrin e shtëpisë.

Megjithatë, ky version ende nuk është marrë i mirëqenë nga hetuesit, për shkak të gjendjes së rënduar emocionale dhe psikologjike të 21-vjeçarit të arrestuar. Familjarët e të afërmit e tij kanë dëshmuar për një problem me depresionin që ai po kalonte kohët e fundit, pasi e kishin kthyer nga Anglia autoritet policore atje.

Për këtë arsye pritet që ai të merret në pyetje sërish në prezencë edhe të një psikologu, për të kuptuar më mirë luhatjet e tij emocionale. Ndërsa dëshmia më e rëndësishme që do të ndihmojë hetuesit për zbardhjen e motivit të ngjarjes, pritet të jetë ajo e nënës së autorit, Nurie Metallarit, e cila mbeti e plagosur pasi u fut mes djalit e të shoqit për të ndaluar sherrin mes tyre. Por për shkak të gjendjes së saj të rënduar shëndetësore, ajo nuk ka mundur të japë shpjegime për oficerët e Policisë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com