[sgmb id=”1″]
Një askident rrugor me pasojë vdekje ka ndodhur në aksin Shkodër-Velipojë.
Një mjet tip “Benz”me targë AA 798 FI që drejtohej nga Përparim Papa ka përplasur për vdekje Prekle Koki 60 vjeç, i cili po udhëtonte me motoçikletën e tij.
Në ambjentet e komisariatit është shoqëruar Papa i cili mban dhe postin e Komandatit të Trafikut në Malësinë e Madhe në Shkodër.
Shkak për aksidentin dyshohet të ketë qenë mungesa e ndriçimit në këtë aks rrugor, i cili gjatë sezonit të verës është i populluar nga turistë vendas e të huaj.
Policia e Shkodrës po merr në pyetje drejtuesin e “Benzit” dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.