Policia ka sekuestruar 22.5 kilogramë lëndë narkotike, e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva !
Në pranga, pronari i një hoteli !
Arrestohet në flagrancë shtetasi:
– Erjon Beqiri, 32 vjeç, banues në Sarandë.
Policia e Sarandës në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se ky shtetas dyshohej se posedonte lëndë narkotike në hotelin e tij, menjëherë u organizua puna me qëllim kontrollin e objektit dhe kapjen e autorit.
Nga kontrolli i ushtruar në hotelin në pronësi të këtij shtetasi në lagjen nr.1 Sarandë, policia ka konstatuar në një nga dhomat e këtij hoteli një sasi me lëndë narkotike me peshë prej 22.5 kilogramë, e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
Lënda narkotike ishte fshehur në 3 thasë me thurje në dollapin e një dhome, e ndarë në 11 pako dhe mbështjellë me qese plastike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Policia arrestoi në flagrancë pronarin e hotelit shtetasin Erjon Beqiri, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.