Loading...

Borë e breshër në mes të Korrikut në Itali, dy të vdekur.

[sgmb id=”1″]

Italia është prekur nga moti i keq këtë të martë. Breshër me kokrra të mëdha raportohet se ka rënë në Marche, stuhi dhe breshër edhe në Piemonte, në zonën e Alessandria-s, duke shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi. Stuhi ka pasur edhe në Venezia.

Në Abruzzo, Giulianova, provinë në Teramo, janë gjetur rreth dy milje nga porti, dy trupa të pajetë të dy marinarëve. Ata ishin duke lundruar me një anije që është mbytur. Dyshohet si pasojë e detit me dallgë të shkaktuar nga moti i keq.

Të identifikuar nga helikopterët, trupat e pajetë u gjetën nga mjeti lundrues i patrullës së Rojeve bregdetare në San Benedetto del Tronto, në provincën e Ascoli Piceno. Varka me të cilën lundronin nuk u gjet, por vetëm mbetjet, që të bëjnë të mendosh se ngjarja ka qenë aksidentale.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com