Loading...

U afrohet luftanija iraniane, amerikanët hapin zjarr.

[sgmb id=”1″]

Një anije amerikane patrullimi ka qëlluar disa herë për të paralajmëruar një luftanije iraniane që iu afrua në një distancë prej 140 metrash, duke injoruar paralajmërimet e tjera.

Lajmi u bë i ditur të martën nga Pentagoni, i cili tha se anija amerikane “USS Thunderbolt” hapi zjarr pasi u përpoq të paralajmëronte iranianët nëpërmjet radios, me fishekzjarre dhe mënyra të tjera.

Amerikanët thanë se personeli i anijes amerikane gjuajti me mitraloz në ujë si pasojë e shqetësimeve nga një përplasje e mundshme.

Edhe pas paralajmërimeve, anija iraniane qëndroi në ujërat ndërkombëtare në pjesën veriore të Gjirit Arabik, tha Pentagoni duke iu referuar Gjirit Persik.

Anija patrulluese amerikane me 24 marinarë në bord qëndron në bazën amerikane në Bahrejn. Ndërsa madhësia dhe lloji i anijes iraniane nuk bëhet i ditur.

Më pas, lajmi u konfirmua edhe nga Irani, zyrtarët e të cilit thanë se incidenti kishte ndodhur pasi një anije amerikane iu afrua asaj iraniane dhe kishte qëlluar me dy raunde në përpjekje për të frikësuar iranianët.

“Kjo është një sjellje joprofesionale dhe provokative”, tha Garda Revolucionare Iraniane.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com