[sgmb id=”1″]
Statistikat tregojnë se dy nga pesë zviceranët kanë partnerë të huaj. Martesat dykombëshe janë rezultat i ndryshimeve politike, ekonomike dhe sociale, ku kanë ndikuar edhe rritja e dixhitalizimit dhe komunikimet e thjeshta, shkruan ‘Blick’.
Me rritjen e globalizimit po rriten edhe martesat dykombëshe në Zvicër. Në vitet 80’ përqindja e martesave mes zviceranëve dhe zviceraneve ka qenë 70 %, kurse kjo shifër ka rënë në 48 %, përcjell albinfo.ch.
Martesat dykombëshe janë rritur dukshëm në 15 vitet e fundit. Shkalla e divorcit në Zvicër ka pasur ngritje të madhe që nga viti 2000.
Statistikat tregojnë se divorcet janë në masë përafërsisht të njëjtë si në mes zviceranëve, ashtu edhe me të huaj.
‘Blick’ jep edhe disa shembuj me rrëfime mbi martesat në mes zviceraneve dhe të huajve.
Ndërkohë, sipas statistikave, femrat zvicerane më së shumti preferojnë me meshkujt italianë, kurse preferenca për ata të Kosovës është në vendin e dytë, ndërsa me serbo-malazezët në vendin e tretë, transmeton albinfo.ch.
Pastaj vijnë martesat me meshkuj nga Maqedonia, Kroacia, Gjermania, Tunizia, Maroku, Turqia dhe Franca.
Ndërkohë, meshkujt zviceranë preferojnë më së shumti martesat me femrat nga Gjermania, duke u pasuar nga femrat nga Kroacia, Shqipëria, Serbia-Mali i Zi, Maqedonia, Brazili, Tailanda, Maroku, Rusia dhe Ukraina.