Loading...

E rëndë, burrë e grua rrahin prindërit, ja çfarë ndodh me ta.

[sgmb id=”1″]

Një çift, burrrë dhe grua janë nën hetim nga Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për shkak se  dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj prindërve (vjehrrit dhe vjehrrës).

Bëhet fjalë për A.H dhe L.H, vjeç 50 e 38, banues në Tiranë, të cilët po hetohen pasi dyshohet se në banesë, në mënyrë të vazhdueshme ushtrojnë dhunë fizike ndaj prindërve (vjehrrit) B.H e V.H vjeç 87 e 77.

Policia bën me dije se ndaj të moshuarve është lëshuar menjëherë urdhër mbrojtje.

Njoftimi i Policise:

Më datë 24.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit A.H dhe L.H, vjeç 50 e 38, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, në mënyrë të vazhdueshme ushtrojnë dhunë fizike ndaj prindërve (vjehrrit) B.H e V.H vjeç 87 e 77, të cilëve u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com