Parku kombëtar Llogara është shpallur zonë e mbrojtur më 21 nëntor 1966! Në kuadër të aktiviteteve të organizuara me këtë rast, Administrata e Zonave të Mbrojtura Vlorë, do të organizojë ditën e enjte datë 21 nëntor ngjitje në shtigjet e parkut.
Gjatë vjeshtës shtigjet e Parkut Kombëtar Llogara ofrojnë një pamje fantastike të kombinimit të ngjyrave të pyjeve halorë dhe pyjeve gjetherënës, shoqëruar nga një larmishmëri kërpudhash në të gjithë parkun.
Vendi i takimit: Qendra e vizitoreve “Llogara”, ora 08:00 AM
Kohëzgjatja: 6 orë
Vështirësia: E Moderuar
Guida do të zhvillohet nga stafi i administratës.
SHËNIM: Shtegu do të përzgjidhet në varësi të kushteve atmosferike. Janë të detyrueshmë këpucë të përshtashme për ngjitje në mal.
KUJDES: KUSHTET ATMOSFERIKE NDRYSHOJNË SHUMË SHPEJT PRANDAJ JU REKOMANDOJMË TË MERRNI VESHJE TË PËRSHTATSHME DHE TË MJAFTUESHME PËR TË PËRBALLUAR MOT ME ERË DHE SHI.
Administrata Rajonale e Zonave te Mbrojtura Vlore