Loading...

3-vjeçarja ndërroi jetë në spital, prindërit kërkojnë drejtësi.

[sgmb id=”1″]

6-muaj pas vdekjes së 3-vjeçares, Iza Dërrasa, në Repartin e Pediatrisë së Spitalit Rajonal të Beratit ku u kurua me ditë për një virozë, prindërit e saj kanë në dorë Raportin e Mjekësisë Ligjore,të ardhur në Prokurorinë e Rrethit nga Insitituti i Mjekësisë Ligjore në Tiranë.

Pasi janë njohur me konkluzionet që ka nxjerrë ky raport, ku thuhet se nuk mund të përcaktohen shkaqet e vërteta të vdekjes së 3 vjeçares për shkak se kësaj të fundit nuk i’u bë autopsia, prindërit të revoltuar janë kthyer sërish në dyert e Prokurorisë për të kërkuar “riekspertim’ të shkaqeve të vdekjes, duke pretenduar se konkluzionet nuk janë të drejta.

Nëna e 3 vjeçares, Anila Dërrasa, deklaron se nëse ekspertët shqiptarë nuk do të dalin në një konluzion të saktë të shkaqeve të vdekjes, ajo do ta çojë çështjen deri në Gjykatën e Strasburgut dhe të Hagës.

“Mjekët ligjorë më dhanë emra të tjerë dhe në dokumente më erdhën emra të tjerë nga prokurori Dritan Grifshi. Edhe njëherë kërkoj riekspertim me mjekë të tjerë ligjorë. Nëse këtu në Shqipëri nuk mund të bëhet ky riekspertim dhe unë të marr masa ta çoj çeshten në Strasburg, deri në Hagë”, tha ajo.

Të dy prindërit e vajzës, Xhevair dhe Anila Dërrasa, deklarojnë se janë përballur me neglizhencë në të gjitha institucionet. Ata shprehen se kanë ankesa për prokurorët e Beratit dhe prokuroren e rrethit që nuk i kanë pritur asnjëherë në zyrë në këto 6-muaj.

Xhevair Dërrasa deklaron se nuk ka besim tek ligji dhe se do të marrë vetë hak për mjekët në vendin ku i vranë vajzën.

“Ata duhet të kishin vajtur para ligjit, ata po hanë bukë tani, te spitali po marrin ditën e punës, po korrin paratë. Mua më ka mbetur të shkoj vetë tek spitali ku ndodhi ngjarja e çupës të bëj dhe varrimin e atyre atje. Kjo më ka mbetur mua. Çupen e kisha shëndosh e mirë unë, jo të vdes vajza për 10 minuta”, thote ai.

Sipas familjarëve, vajzës nuk iu bë autopsia për faj të mjekëve. Ata pretendojnë se në spital 3 vjeçares nuk i është bërë asnjë antibiotik nga mjekët, por është mbajtur vetëm me serum për një javë rresht. Prindërit apelojnë për drejtësi ndërsa kanë depozituar një tjetër kërkesë pranë prokurorisë së rrethit Berat për riekzaminim të shkaqeve të vdekjes. 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com