Loading...

Vlore:Startoi sot dita e pare e Kampionatit te Shahut.

“Kolegji Universitar Pavarësia” Startoi sot dita e parë kampionatit të shahut. Me një  traditë 6 vjecare në mjediset e Kolegjit Universitar “Pavarësia” Vlorë ,filloi gara e shahistëve të rinj.

Në këtë turne dy ditor u përfaqësuan ekipet e ardhur nga Klubi i sportit Flamurtari,shkolla e mesme “Ali Demi”,”Jani Minga”,”Mustafa Qemal Ataturku”, si dhe nga dy Universitete:Universiteti “Ismail Qemali’ Vlorë dhe Kolegji Universitar Pavarësia-Vlorë.

Morën pjesë edhe mjaftë qytetarë dashamirës të këtij sporti inteligjentë të cilët shprehën aftësit e tyre .

Mjeshtri i sportit të shahut, shahisti i shquar vlonjat,Ferdinand Bezhani në fillim organizoi një simultante me rreth 23 pjesmarrës e cila u ndoq nga dhjetra studentë dhe të pranishëm të tjerë. Më pas 27 pjesmarrësit e këtij evenimenti filluan ndeshjet sipas shorteut.

Dita e parë e aktivitetit shahistik në mjediset e “Kolegjit Universitar Pavarësia ” zgjati rreth 5 orë. Nesër priten takimet gjysmë finale si dhe takimi final.

Në perfundim të aktivitetit fituesit do të shperblehen me 3 cmime.Cmimi i parë me 10.000 Lek,cmimi dytë me 5000 Leke dhe cmimi karrieres,me 3000 leke te reja.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com