Loading...

Ngjyrat e flokëve për këtë verë.

[sgmb id=”1″]

Gjatë kohës së verës te gjithë duket se flokët i mbajmë me ngjyra më të lehta, dhe në nuanca të ngrohta.

Mirëpo ketë verë duket se në modë janë ngjyrat më të shprehura dhe me tone më të theksuara, të cilat përshtaten me ngjyrën natyrale të lëkurës sonë, por edhe kur marrim ngjyrë të bronztë nga rrezet e diellit, thotë stilisti i flokëve të njerëzve të famshëm, Ryan Pearl.

Më poshtë ju sjellim disa prej trendëve të ngjyrave këtë verë.

Blondes Platini

Edhe pse kjo ngjyrë nuk është shumë e lehtë të arrihet, dhe flokët kanë nevojë të ngjyrosen të paktën dy herë deri sa të arrihet nuanca e dëshiruar, kjo ngjyrë është mjaft  bukur dhe do duket bukur te secili.

Hije

Ky stil i flokëve ka kohë që është në trend, mirëpo këtë verë ngjyrat që përdorën më shumë për këtë stil, janë ngjyra kafe e errët në fillim te flokëve, dhe kafe e hapur tek majat e flokëve.

Kafe gështenjë

Kjo është ngjyra perfekte për ata që duan të hapin ngjyrën  flokëve, por vetëm duam të kenë nuanca më të hapura në flokë. Nëse ngjyrën e flokëve keni të errët atëherë me pak punë kjo ngjyre mund të arrihet.

Rozë pasteli

Ngjyrat e ndezura janë mjaft në modë këtë verë, dhe ngjyrat pastel arrihen zakonisht pas shumë larjeve te flokëve. Nëse doni të arrini një ngjyrë të tillë atëherë duhet te filloni me një bazë të hapur të flokëve dhe të përdorni rozë të ndezur, e cila me larje të shpeshtë të flokëve do të kthehet në një pastel shumë të bukur.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com