[sgmb id=”1″]
Dy shqiptarë janë përfshirë në një sherr masiv në orët e para të ditës së sotme në Itali.
Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në “Sheshin e Dëshmorëve”, ku shqiptarët pas një sherri verbal me një maroken, ata kanë filluar të konfrontohen edhe fizikisht me të.
Marokeni është rrahur nga shqiptarët në parkun Allea, ndërsa ai ka mundur që të shpëtojë duke ju ikur atyre.
Por, ai është pikasur pak më tutje nga një italian, mik i shqiptarëve, ku edhe ky ka filluar ta godasë, duke e lënë të plagosur të riun.
Pasi në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, i riu maroken është shoqëruar për në spital për të marrë ndihmë e parë mjekësore pas goditjeve që kishte marrë nga shqiptarët dhe italiani.
Por historia nuk mbaron këtu, pasi marokeni është takuar në dhomën e emergjencës me shqiptarët, duke qenë se edhe njëri prej tyre kishte i plagosur. Policia ka nisur hetimet dhe ka marrë në pyetje personat e përfshirë në sherr, për të kuptuar sesi qëndron e vërteta.