[sgmb id=”1″]
Djali vret me arme babane dhe plagos rende nenen. Ngjarja e rende ka ndodhur ne Bathore dhe policia njofton se ka arrestuar autorin e dyshuar.
Policia sqaron se 21 vjecari ka vrare te atin shtetasin Myftar Metallari pas nje konflikti të çastit, për motive banale.
“Ky shtetas për shkak të një konflikti të çastit, për motive banale dyshohet se ka qëlluar mbi të atin shtetasin M.M.,62 vjeç, punonjës policie, duke e lënë të vrarë dhe ka plagosur të ëmën, shtetasen N.M., 47 vjeçe”- njofton policia.
Sipas hetimeve te para, nena e tij, shtetasja N.M nderhyri per t’i ndare, por perfundoi e plagosur.
Ajo ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe pritet te merret deshmia per te hedhur drite mbi ngjarjen.
Informacioni paraprak
Më datë 24.07.2017, rreth orës 11:20, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për të shtëna me armë zjarri në Bathore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca.
Nga verifikimet paraprake ka rezultuar dyshohet se shtetasi Mirald Metallari, 21 vjeç, ka marrë armën e shërbimit të të atit, ka qëlluar mbi të dy prindërit.
Si pasojë ka mbetur i vrarë i ati, shtetasi M. M., 62 vjeç, punonjës policie dhe ka plagosur të ëmën, shtetasen N. M., 47 vjeçe cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.