Kreu i Grupit të PS-së, Gramoz Ruçi, është shprehur sot për krizën politike nga Fieri. Ai është shprehur se koalicioni do të vazhdojë të jetë së bashku edhe në zgjedhje.
Lidhur me protestën e opozitës për krijimin e një qeverie teknike, Ruçi tha se “qeveria aktuale largohet vetëm me mocion mosbesimi. Të gjithë thonë që ka krizë mazhoranca, por që nuk ekziston.”
Lidhur me zgjedhjet elektorale dhe ato për zgjedhjen e Presidentit, Ruçi vërejti: “Ka qarqe dhe forca të caktuara që nuk duan zgjedhje, që ta duan ta destabilizojnë vendin dhe ta lënë pa president.
Duan të përsëritet viti ’97. Por, Presidenti do të zgjidhet sipas kushtetutës. Më 24 korrik do të kemi presidentin e ri. Ne jemi të hapur dhe opozita të vijë të negociojë.