Loading...

A po e mbulon policia vrasjen e turistes ruse në Ksamil?

[sgmb id=”1″]

Policia e Vlorës përcolli më 21 korrik një njoftim mbi vdekjen e një turisteje ruse në plazhin e tre ishujve të Ksamilit. Një njoftim i shkurtër mbi atë çfarë u raportua nga policia kufitare sipas së cilës rreth orës 13:00 “Policia është afruar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar se tek vendi i quajtur  ”3 Ishujt” Ksamil, Sarandë, është gjetur e mbytur një vajzë e cila pas hetimeve paraprake dyshohet të jetë shtetase Ruse, rreth moshës 16-17 vjeçare”. Pas dërgimit të trupit të saj drejt spitalit të morgut të Sarandës dhe kqyrja paraprake e viktimës u konstatuan dëmtime dhe prerje në trupin e vajzës (në bërryl dhe në shpatullën e majtë).

Policia thotë se  po vijon punën  për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, duke fshehur dyshimet e forta se vajza adoleshente është goditur nga një motorr uji.  Portali lokal i lajmeve Sarandaëeb.com pasqyron dëshminë e një pushuesi që pretendon se ka qenë në vendngjarje. Sipas tij “Në tragjedinë që ndodhi në Tre ishujt e Ksamilit vajza është goditur me jetsky brenda kufirit të ishullit dhe personi me motorin e ujit është larguar sapo ka parë njollat e gjakut. Policia po e fsheh faktin që ka qenë një jetsky në ujë. Një person që rri tek varkat që marrim çdo ditë e nxori viktimën nga uji. Ajo ishte e goditur dhe kishte mbi 20 minuta nga momenti që e kishte parë ky. Ai mori në moment policinë dhe ata vonuan gati gjysmë ore, ndërkohë që jetsky u fut brenda kufirit që nuk lejohet dhe që është vetëm për pushuesit që notojnë. Ai që e ka vrarë është zhdukur dhe policia asgjë s’po bën për ta kapur. Theksoj që nga deti vajzën e ka nxjerrë ky që transportonte njerëz për në ishull me një barkë të vogël. Ajo kishte çarje në trup dhe goditje në kokë”, – tregon pushuesi, i cili ishte i pranishëm në vendngjarje”. http://sarandaëeb.net/rrefehet-deshmitari-ja-e-verteta-e-vdekjes-se-turistes-ne-ksamil/.

Fakt është që adoleshentja ruse ka dëmtime dhe prerje në trupin e saj. Policia nuk ka ende një version, dhe dinamika e ngjarjes që rrëfen pushuesi në një plazh ku mungojnë vrojtuesit e bregdetit dhe ku shërbimet e rojes bregdetare janë të mangëta ka gjasa të jetë shumë afër të vërtetës. Kjo dhe sepse nuk është hera e parë që motorrët e ujit marrin jetë njerëzish duke lundruar afër bregut, diçka që është e ndaluar me ligj. Pushteti lokal është i ngarkuar me ligj të monitorojë shenjimin e zonës detare ku nuk lejohet lundrimi i mjeteve detare, por nga një vëzhgim i thjeshtë është lehtësisht e konsttueshme se ligji shkelet me të dyja këmbët dhe askush nuk mban përgjegjësi.  Një vit më parë një tjetër turist rus u copëtua nga një skaf në Himarë dhe personi i akuzuar, një biznesmen u lirua si i pafajshëm.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com