Loading...

Kush jane të shoqëruarit në polici për atentatin në Tiranë?

[sgmb id=”1″]

Sic bëjnë të ditur burime nga grupi hetimor, shënjestra e atentatit ishte 24 vjecari Edison Deliu, i cili u qëllua me armë zjarri natën e së enjtes në rrugën “4 Dëshmorët”, në një lokal.

Mesohet nga burimet tona se grupi i hetimit ka shoqëruar  ne keto ore disa persona, te cilet jane marre me cilësinë e dëshmitarit te ngjarjes. Ndërkohe nga policia  jane ngritur disa postoblloqe per kapjen e autorit.  

Mesohet se autori eshte larguar menjehere pas atentatit  në drejtim të sheshit Avni Rustemi ndërsa i plagosuri eshte  transportuar me një makinë të rastit  në spitalin ushtarak, për ndihmë mjeksore.

Faktikisht mësohet se  24 vjecari ka dashur të “mbulojë” ngjarjen pasi në spital ka dhënë gjeneralitete të tjera, para mjekëve dhe më pas punonjësve të policisë. Mesohet se para tyre ka dhene emrin  Nishe Prendi. 

Megjithate ishte  karta e tij e identitetit në robat e trupit qe e ka tradhtuar.    

Nisur nga kjo rrethane, grupi hetimor ka nisur verifikimet per te kaluaren e 24 vjecarit. Ndërkohë që nuk përjashtohet edhe mundësia që plagosja mund të jetë rjedhojë e një konflikti të castit.

Gjithsesi hetimet janë në vazhdim.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com