[sgmb id=”1″]
Është emëruar sot Drejtoresha e re e Hipotekave. Ajo është Blerina Doracaj.
Por, kush është në të vërtetë Blerina Doracaj?
Blerina Doracaj (Shtylla) është e diplomuar për Drejtësi.
Disa nga postet drejtuese të saj në Partinë Socialiste:
Kryetare e Forumit të Gruas në Tiranë, kandidate për deputete e PS në Tiranë, anëtarë e Këshillit Bashkiak të Tiranës, këshilltare pranë Ministrisë së Inovacionit.
Institucioni i Hipotekave është ndër më të rëndësishmit në administratën shtetërore. I përkiste LSI -së deri në muajin qershor dhe është drejtuar nga Ilirjan Muho, ndërsa kohët e fundit (nga mezi i muajt qershor deri në mezin e muajit korrik) është drejtuar nga drejtori teknik i PD-së, Arjan Bylykbashi.
Ajo që bie në sy është fakti se Blerina Doracaj gjithashtu është bashkëshortja e një njeriu publik, Bledar Doracaj, drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile.
Bledar Doracaj është emëruar në këtë detyrë katër vite më parë nga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Bledari gjithashtu është jurist me profesion dhe i angazhuar politikisht PS. Aktualisht është anëtar i Asamblesë Kombëtare të kësaj partie.
Edhe Blerina ndoqi rrugën e bashkëshortit. Ishte e 26 në listën e deputetëve për qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 25 qershorit por, arriti të fitojë mandatin e deputetes dhe të jetë në parlament për katër vitet e ardhshme. Pavarësisht kësaj, ajo mori një post mjaft të rëndësishëm falë angazhimit politik. Gjithashtu edhe bashkëshorti i saj, Bledari, ishte kandidati i PS katër vite më parë, i 30 në listën e qarkut të Tiranës, që gjithashtu nuk arriti të bëhej deputet, por u emërua drejtor i Gjendjes Civile.